(VIDEO) Republika e Maqedonisë së Veriut, në nivel “të pakënaqur”, implementoi 13 nga 23 rekomandime të “GREKO”

by admin
Spread the love

Grupi e shteteve kundër korrupsionit të Këshillit Evropian ose shkurtimisht GREKO, njoftoi se  Republika e Maqedonisë së Veriut, në nivel të pakënaqur implementoi 13 nga 23 rekomandime të përfshirë në raportin për vlerësimin e rrethit të pestë. Nga rekomandimet e tjera, nëntë janë pjesërisht të implementuara dhe një nuk është e implementuar.

Besa Arifi – Shefe e Delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në GREKO të Këshillit të Evropës, deklaroi në emisionin “25 Minuta” që transmetohet në Televizionin SHENJA, se ky është raporti i dytë për pajtueshmërinë e GREKO, ndërsa në krahasim me raportin e parë të pajtueshmërisë ka progres të konsiderueshëm.

BESA ARIFI – SHEFE E DELEGACIONIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË GREKO

Për shkak se në raportin e parë, atë të vitit 2019, ai është raporti i parë i pajtueshmërisë, aty kishte vetëm katër rekomandime të implementuara dhe kishte dhjetë rekomandime jo të implementuara, dhe nëntë tjera që ishin pjesërisht të implementuara. Ndërsa tani, në raportin e dytë te pajtueshmërisë, veç më kemi 13  rekomandime plotësisht të implementuara, vetëm një rekomandim të pa implementuar dhe pjesët tjera të rekomandimeve janë pjesërisht të implementuara”

Sllagjana Taseva – Kryetare e “Transparency International”, ka qenë shefe e Delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në GREKO. Ajo thekson GREKO çdo herë propozon të bëhet analiza e atij sistemit të sanksioneve.

Sllagjana Taseva – Kryetare e “Transparency International”

“Këtu më shumë bëhet fjalë për atë se si do të funksionoj ky sistem i sanksioneve, çka në rast se qeveria vazhdon mos t’i zbatojë rekomandimet e Komisionit Antikorruptues, por çfarë edhe nëse dikush ka paguar 300 euro aq sa kushton sanksioni dhe përsëri nuk do ta publikon fletë pronësinë deri tek Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit . Më nuk ekziston ai obligim Komisioni në atë rast të ngrit procedurë dhe as dikush të ngrit procedurë për kontrollimin e gjendjes së pronësisë”

 Ndërkohë, Darko Avramovski, nga Koalicioni për Gjykim të Drejtë, ka thënë gjatë emisionit se nuk ka bashkëpunim të mirë ndërmjet Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe  Prokurorisë Publike.

DARKO AVRAMOVSKI, KOALICIONI PËR GJYKIM TË DREJTË

“Në fakt moskoordinimi i tillë mes institucioneve dhe ajo beteja rreth kompetencave a është diçka në domenin e dikujt ose në domenin e ndonjë institucioni tjetër. Shumë shpesh sjell deri në ngecje të procedurës dhe te mundësia të ndërmerret diçka që do të ishte vërtetë efikase dhe efektive në praktikë”

 Avramovski ka thënë se Komisioni Antikorruptues me vite alarmon se nuk kanë as financa, dhe resurse të mjaftueshme dhe vazhdimisht kërkojnë prej Qeverisë, por deri tash nuk është bërë mjaftueshëm për plotësimin e kërkesave të tyre.  /SHENJA/

MARKETING



You may also like