(VIDEO) Regjistrimi, opozita kritikon procesin, pushteti lavdëron

by admin
Spread the love

Pas shpalles së rezultateve të regjistrimit, nuk munguan edhe reagimet e subjekteve politike. Nga Qeveria thonë se pas 20 viteve është realizuar regjistrimi i suksëshëm i popullsisë, me çka I mundësohet shtetit krijimin e politikave në interest ë qytetarëve. Sipas ekzekutivit, të gjitha të  dhënat e regjistrimit janë të besueshme dhe të vlefshme.

QEVERIA

“Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, i cili u krye në periudhën nga 5 shtatori deri më 30 shtator të vitit të kaluar, pas gati 20 vitesh është kryer me sukses dhe jep informacion përkatës për gjendjen reale të popullatës, pra shtetit dhe i mundësohet krijimi i politikave me interes për qytetarët dhe bizneset. Të dhënat e Regjistrimit janë vlerësuar si të besueshme, të vlefshme dhe të dobishme për planifikimin e politikave”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti,  reagoi përmes një postimi në profilin e tij të fejbukut. Ai shkroi se pas 20 viteve vendi ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të popullsisë.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI

“Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002). Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses”

Nga VMRO-ja opozitare thonë se regjistrimi I popullsisë është i pasukseshëm  dhe i pakompletuar, përshkak që Enti Shtetëror i Statisitkave nuk ka arritur të evidentojë 130 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët sipas tyre përmes  të dhënave administrative nga Ministrisa e  Punëve të Brendshme apo Ministrisë së Arsimit do të ishte e mundur që edhe këta banor të regjistroheshin. Ata kërkojnë që regjistrimi I popullsisë të realizohet në mënyrë elektronike.

ANTONIO MILLOSHOVSKI, DEPUTET NGA VMRO-DPMNE

“VMRO-DPMNE duke konsideruar që ky regjistrim është I pakompletuar , dhe se angazhohet për ndrrimin e qeverisë , që të realizojë regjsitrim elektronik të pastër sipas të gjitha standardeve evropiane , me të cilat do të jetë i kompletuar dhe i besuar, në mënyrë që të mos ketë mungesa të cilat i kanë këta nurma të regjistrimit”

Nga partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët thonë se kanë rezerva në besueshmërin e procesit të regjistrimit, veçanërisht në dy segmente, pasi 132.000  qytetarë janë të imputuar dhe të paregjistruar në terren dhe se numri prej 260.000 qytetarë që jetojnë jashtë vendit nuk përkon me realitetin e të dhënave nga organizatat ndërkombëtare.

HALIL SNPOÇE, DEPUTET I ASH-SË

“Këto dy pika ngrisin dilema të shumta rreth asaj se si është bërë regjistrimi i këtyre personave, a janë përfshirë të gjithë qytetarët apo a ka pasur seleksionime. Nuk mund të cilësohet si i besueshëm një regjistrim ku rreth 8.5% të popullatës së përgjithshme dhe asaj rezidente nuk i dihet përkatësia kombëtare. Jo i besueshëm është edhe numri prej 12% e qytetarëve në mërgatë, ndërsa shumë organizata si Banka Botërore dhe Eurostar vazhdimisht kanë thënë se së paku rreth 30% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e kanë braktisur vendin në dekadat e fundit”

Ata shtuan se do të vazhdojnë edhe më tej sqyrtimin e të dhënave, për të dalë me një analizë më të detajuar.  Linda Ebibi /SHENJA/

 

The post (VIDEO) Regjistrimi, opozita kritikon procesin, pushteti lavdëron appeared first on TV SHENJA.

You may also like