(VIDEO) Qytetarët shënjestër e mashtrimeve në internet, MPB: Kini kujdes me të dhënat personale

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme, sot ka dalur me Apel për të gjithë qytetarët , pasi sipas tyre,  shfaqja e sulmeve fishing, është tentativë mashtrimi me qëllim marrjen e paautorizuar të të dhënave personale nga qytetarët. Nga MPB informojnë se Sektori  për krimin kompjuterik dhe forenzikën digjitale pranë Byrosë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë kësaj periudhe ka konstatuar një dukuri të shpeshtë të të ashtuquajturave sulme fishing ndaj qytetarëve, me qëllim marrjen e paautorizuar të të dhënave personale prej tyre.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Sulmet fishing janë një përpjekje për të mashtruar përdoruesit duke dërguar një mesazh të rremë që duket se është i vërtetë. Sulmet fishing synojnë të mashtrojnë marrësin e mesazhit që të zbulojë informacionin e tij personal, të vizitojë një faqe interneti të rreme ose të hapë një bashkëngjitje të bashkangjitur mesazhit që është i infektuar me një virus. Përpjekjet për fishing zakonisht vijnë përmes postës elektronike, por edhe nga rrjetet sociale, përmes mesazheve me tekst ose telefonatës”.

Ministria e Punëve të Brendshme, për të mbrojtur qytetarët, të dhënat e tyre personale dhe keqpërdorimet  dhe pasojat e mundshme që mund të lindin, apelon tek qytetarët për vigjilencë të veçantë në marrjen e mesazheve të tilla, që të mos bien pre e  mashtrimeve  të këtij lloji,  dhe të dhënat e tyre personale të mos i  ndajnë dhe shkëmbejnë me persona të panjohur, si dhe me persona, siç thonë nga MPB, identiteti i vërtetë i të cilëve nuk mund të përcaktohet, për të parandaluar keqpërdorimin e tyre të mëtejshëm.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like