(VIDEO) Qeveria teknike, Kovaçevski pret të takohet shpejt me Mickoski

by admin
Spread the love

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski pret që së shpejti të ketë takim me kryetarin e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Për kohën se kur do të jetë ky takim, ai vetëm tha se kjo do të ndodh së shpejti dhe shtoi se të diskutohen vetëm çështjet e Qeverisë teknike.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Mendoj se kjo do të ndodh shpejti, megjithatë pasi që bëhet fjalë për çështje teknike, do të ketë komunikim normal, nuk do të jetë ndonjë takim liderësh me pompozitet, siç dijnë të jenë zakonisht”.

Për gjasat se sa janë reale që vendi të shkoj në zgjedhje pa Qeveri teknike për shkak të VMRO-DPMNE-së, Kovaçevski përsëriti se Qeveria teknike është detyrim ligjor dhe për zgjedhje vendi do të ketë Qeveri teknike, duke shtuar se edhe ai 100 ditë para zgjedhjeve do të japë dorëheqje.

Përndryshe, Qeveria teknike pritet të votohet më 28 janar. Por, deri tani VMRO-ja opozitare nuk e ka bërë të qartë nëse do të marrë pjesë në Qeverinë teknike, marrë parasysh se ajo duhet të emëroj disa nga pozicionet që duhet të ndërrohen gjatë kësaj periudhen 3 mujore. Përveç kryeministrit teknik që tashmë e ka propozuar BDI të jetë Talat Xhaferi, nuk dihen as se kush do të udhëheq me Ministrinë e Brendshme, atë të Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Bujqësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës si dhe nuk dihen as emrat e zëvendës ministrave që do të ndërrohen.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj. Në të njëjtën ditë do të votohet edhe për zgjedhjen e përbërjes së re parlamentare.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like