(VIDEO) Protestuan nxënësit shqiptar të Velesit, ministri thotë se u zgjidh problemi

by admin
Spread the love

Çështja e Velesit u zgjidh. Kështu shkroi ministri i Arsimit Jeton Shaqiri në rrjetin e tij në facebook, pas protestës që u mbajt në Veles, nga nxënësit e shkollës “Koço Racin”. AI bëri me dije se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është në terren dhe dy paralelet në SHMK “Koço Racin” në Veles, që siç tha ai, i pengojnë dikujt do të vazhdojnë të funksionojnë.

Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës

Mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohoj. Nëse është faj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i mundëson secilit mësim në gjuhën amtare, me punë intensive secilit nxënës po i ndërton shkollë në lagjen ku jeton atëherë, unë dhe kabineti im jemi fajtor”.

Përndryshe, gjatë ditës nxënësit dhe prindët shqiptarë të kësaj shkolle gjatë ditës protestuan për shkak se nga drejtoria nuk u lejuan të hyjnë në shkollë. Kjo gjë është penguar për shkak se sipas drejtorisë për të hapur paralele të dytë, nuk plotësohen kushtet, gjegjësisht se janë të nevojshme 60 pikë. Përndryshe, një ditë më parë u janë ndërprerë kontratat edhe 4 profesorëve shqiptarë të gjimnazit.

Deri tani në Veles ka funksionuar vetëm një paralele në gjuhën shqipe. Ministria e Arsimit kishte dhënë mendim pozitiv për hapjen e paraleles së dytë.

Kujtojmë se ditë më parë, Këshilli i Komunës së Velesit votoi kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për themelimin e dy paraleleve shtesë në gjimnazin “Koço Racin”, nga një në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Për këtë rast, gjatë ditës reaguan edhe partitë opozitare shqiptare.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING




You may also like