(VIDEO) Protestojnë të punësuarit e pyjeve, tre muaj pa rroga

by admin
Spread the love

Punonjësit e 30 degëve të “Pyjeve Kombëtare” gjatë ditës së sotme kanë shprehur revolten e tyre me anë të një proteste të organizuar para objektit të Ndërmarrjes Publike në Shkup. Ata ankohen se kanë hyrë në muajin e dytë dhe ende nuk kanë marrë rroga. Kryetari i Sindikatës, Ivan Peshevski, i cili ka folur  në emër të gjithë të punësuarve, tha se nuk kjo nuk është i vetmi problem në këtë ndërmarrje, por edhe mosmarrja e shtesave të terrenit dhe siç tha ai, në anën tjetër punëtorët detyrohen të shkojnë në punë.

IVAN PESHEVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS

“Në të njejtën kohë në ndërmarrje kemi dhe grevë, me çka punëtor në vendin e tyre të punës nuk i kryejnë detyrat e veta, sepse me të vërtetë janë të zemëruar  me menaxhmentin,  me drejtorët, me udhëheqësit e tyre dhe me përfaqësuesit e Qeverisë, ku të gjithë ata marrin rroga 80 përqind më të larta, ndërsa këto për muajin e dytë ende nuk kanë marrë rroga. Muaji i i tretë tani po  ecën, dhe nëse sot marrin rrogë, përsëri nuk do të kenë sigurim shëndetësor”.

Peshevski u bëri thirrje qeveritarëve dhe të gjitha partive politike që të mos luajnë me fatin e rreth 1800 punonjësve në “Pyjet Kombëtare”. Sipas tij, është e turpshme,  që në shekullin 21 punonjësit duhet të kërkojnë pagat e tyre të  fituara në punë me rrezik të lartë.

IVAN PESHEVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS

“Nëse disa pyesin dhe nëse thonë se ka vjedhës  në ‘Pyjet Kombëtare’, unë nga këtu them që vjedhësit  janë në drejtori dhe në kolltuqe. Vjedhësit  nuk janë as ata që presin pyllin , as ata të shpërndajnë, as të gjithë ata të punsuarit si pylltarë që marrin gjithsesi rroga të mjerueshme dhe jo paga dinjitoze për të jetuar ashtu siç e meritojnë me punën e tyre, ku janë çdo ditë të ekspozuar ndaj ndikimeve të jashtme dhe që janë në një nivel të lartë rreziku”.

Kryetari i Sindikatës madje u shpreh i prerë, ai tha se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të vazhdojnë çdo ditë me protesta. Peshevski paralajmëroi edhe protesta tjera dhe më radikale, ku do të bashkohen  edhe nga ndërmarje tjera publike.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like