(VIDEO) Policët po shtojnë aksionet për shqiptimin e gjobave

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle të intensifikuarа në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjatë këtyre aksioneve janë sanksionuar 502 drejtues mjetesh.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Prej tyre, 33 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe nëntë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 263 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 239 jashtë vendbanimit”.

Ndërkaq, MPB njofton se dje edhe në Manastir janë kryer kontrolle të intensifikuara në fushën e komunikacionit, me çka vetëm në Manastir  janë shqiptuar 57 masa për tejkalim të shpejtësisë.

“Prej tyre, 38 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet, 19 jashtë qyteteve.Për të gjithë shkelësit janë bërë parashtrimet e duhura”, njoftoi MPB-ja. Policia paralajmëron se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditën në vijim.  MPB u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Samir Mustafa /SHENJA/ 


You may also like