VIDEO/ Përmbysje spektakolare në pjesën e dytë, Liverpuli shkëputet +5 nga Siti i Guardiolës

by admin
Spread the love

Livepuli triumfoi më përmbysje 4-1 ndaj Luton në “Anfield” duke marrë 3 pikë shumë me vlerë në kampionat. Pa shumë prej yjeve titullarë, “The Reds” vuajtën shumë në fazën ofensive. Mysafirët nga Luton realizuan në portën e mbrojtur nga Kelleher në minutën e 12-të, me anë të Ogbene. 

Në të 32-tën, Luiz Diaz provoi të befasonte me një goditje të bukur, por topi përfundoi fare afër shtyllës së majtë. 

Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Jurgen Klop u vendosën në kërkim të golit të barazimit. Djemtë e Rob Eduards, të pozicionuar mirë në prapavijë, nuk lejonin hapësira. Në të 51-tën, Diaz protagonist, gjuajtja e tij u bllokua. 

Goli i barazimit mban firmën e një mbrojtësi. Van Dijk shfrytëzoi në maksimum një asist të MekAlister, për të mposhtur kështu Kaminskin.  

Liverpul përmbysi sfidën shumë shpejt, me Gakpo. Për të vulosur një herë e mirë suksesin mendoi Diaz. Në fund pati kohë edhe për Eliot. Liverpul kryeson kampionatin me 37 pikë, 5 pikë më shumë se Siti i Guardiolës që ndjek të kuqtë e Klopit. Vlen të theksohet fakti se “qytetarët” kanë një ndeshje më pak.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like