(VIDEO) Pasi t’i humbë zgjedhjet lokale, koalicioni LSDM-BDI e humbë legjitimitetin

by admin
Spread the love

Nëse partitë që janë në pushtet humbin shumicën e komunave atëherë Qeveria do të humb legjitimitetin. Ky është qëndrimi i kryetarit të partisë Alternativa, Afrim Gashi, i cili deklaroi se do të mund të formohet një shumicë e re parlamentare.

Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa

“Zgjedhjet lokale janë një test i madh. Mendojë që është evidente edhe te kryetarët që janë në pushtet. Unë e di se cili do që humb zgjedhjet do të dorëhiqen. Mendoj se vetvetiu do të krijohet një situatë e re. Por edhe nëse nuk ndodh, shumica aktuale i ka 62 deputetë. Është një shumicë heterogjene, me shumë parti, me shumë divegjenca”.

Ai tha se nëse në shumicën e komunave urbane bëhet ndryshime, arrihet fitore, ai tha se do të ketë ndryshim edhe në qeverisjen qendrore.

Gjatë emisionit, Gashi  ka folur për tragjedinë në Tetovë, ndërsa tha se një ministrit, të cilit për tre minuta i është djegur një spital është dashur menjëherë të jap dorëheqje dhe të mos ta diskutojë. Ai tha se ata si opozitë do ta ngrenë zërin duke përdorur mekanizmat që i kanë në dispozicion.

Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa

“Ne asnjëherë nuk kemi parë që dikush të dënohet. Kur nuk ka llogari, kjo për kriminelët është derë e hapur që të vazhdojnë me gjëra të këqija. Prandaj, mendojë se nuk kemi të bëjmë me trysni që ta keqpërdor opozita, por, trokitja në nderën e ndërgjegjes e një njeriu nuk mund të bëhet e vrazhdë. Ose e kanë ose nuk e kanë”

Sa i përket zërave se opozita po e keqpërdor rastin, Gashi tha se është detyrë ta ngrenë zërin që në të ardhmen mos të ndodhin raste të tjera. /SHENJA/

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like