(VIDEO) Partitë opozitare shqiptare nënshkruajnë deklaratën e bashkimit

by admin
Spread the love

Nga sot edhe zyrtarisht Lidhja Europiane për Ndryshim dhe  Aleanca për Shqiptarët  u bashkuan, pasi të njejtit në Shkup kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët, e cila do të quhet VLEN.

Kreu i Ash-së dhe njiherit edhe kandiditat për president, Arben Taravari, në fjalimin e tij deklaroi se kjo lëvizje do ta bëjë historinë në vend, pasi siç tha ai, do ta bëjë ndryshimin në kampin politik shqiptar.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ASH-së 

“Unë nuk dua të përmendi emra të kundërshtarëve politik më, ne do ta bëjmë betejën politike me një sistem të kalbur 22 vjeçarë, e cila i mërgojë shqiptarët, i nënçmoj shqiptarët në çdo aspektë i prishi dhe i shkatërrojë të gjitha sistemin që egzistonin tek shqiptarët”.

Këshilltari dhe anëtari i Lëvizjes Vetvendosje në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, tha se ndryshimi nuk nis vet dhe nuk bëhet vet, por tha se ndryshimi bëhet nga këta njerëz.

BEKIM QOKU, ANËTAR I VETVENDOSJES NË MAQEDONINË E VERIUT 05:35

“Fatkeqësishtë për çdo ditë me shohim se Maqedonia e Veriut është kthyer në një shtet,  ku qytetarët e saj nuk i mbanë më vendi, po ikin masovisht dhe braktisin vendin për mos tu kthyer mo kurrë. Qytetarët shqiptarë nga kushtet e rënduara për jetesë janë të prekur dyfish, sepse dyfishë është dallimi dhe jeta e keqe këtu”.

Këtë bashkim e kanë kërkuar qytetarët tanë, shqiptarët tanë, prandaj si asnjëherë më parë kësaj radhe ne e dhamë provimin e pjekurisë politike dhe dëshmuan se dimë, duam, mundemi të bëhemi bashkë. Kështu u shpreh kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS

“E tash prej fitorës na ndajnë më pak se 3 muaj dhe ku nga kjo fitore është tmerruar edhe Vuçiqi, ky është një lajm i mirë, se kështu po hapet një kapitull i ri i shpresës për mirëqenie, për integrim, për arsim cilësor, për familje të shëndoshë dhe për shtet të konsiliduar lirgjor”.

Të pranishmëve ju drejtua edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili tha se të gjithë e kanë kërkuar dhe ja vlen ky ndryshim.

BILAL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA

“Në këto momente, ne të gjithë bashkarisht po vulosim një të ardhme plot shpresë, e cila do të ndërtohet në themelet e domokracisë, e ardhme e cila rrugë të vetme do ta ketë Bashkimin Evropian, vendin ku të gjithë shqiptarët, nga Saranda në Mitrovicë, nga Lugina në Kumanovë, e deri në Strugë e Manastirë, do të jenë më të bashkuar se kurrë”.

Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, theksoi se kur shqiptarët janë bashkuar, gjithmonë kanë fituar, prandaj ata kan vendosur që  këtë bashëkupinim ta firmosin mu në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Mexhiti tha se ndryshimi është i shëndetshëm për demokracinë.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

“Ndryshimi që po vjen është ndryshim që ja vlen, ndryshimi që po vjen është bashkim që vlenë, ndryshimi që po vjen është fitorja që po vlen. Sot me nënshkrimin e kësaj deklarate për koalicionin, në këtë ditë të shënuar për përvjetorin e pavarsisë së Kosovës, ne po vendosim themelet e një fryme të re në politikën shqiptare në RMV”.

Ndërkoh, në deklaratën e nëshkrun thuhet se  zgjedhjet parlamentare të 8 majit, opozita shqiptare do të shkojë me lista të përbashkëta për deputetë, ndërsa përveç kandidatit të LEN-ASH, në lista do të ketë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, por që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like