VIDEO/ Paraqitje dinjitoze në Botërorin e Minifutbollit, Shqipëria e mbyll aventurën me një barazim me Anglinë

by admin
Spread the love

Shqipëria ka bërë një paraqitje dinjitoze në Botërorin e Minifutbollit duke e mbyllur aventurën me barazim me Anglinë.

Pavarësisht rasteve të shumta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të shënonte gol. Padyshim protagonistë në këtë duel kanë qenë shtyllat dhe traversat duke iu mohuar disa herë kuqezinjve dhe anglezëve gola. Portieri i Shqipërisë, Rej Xhaferi ka bërë një paraqitje fantastike duke mbajtur të paprekur portën.

Shqipëria nuk arriti të marrë asnjë fitore teksa në debutim kundër Sllovakisë humbi me rezultatin 2-0 dhe në sfidën e dytë ndaj Francës me rezultatin 3-2.

REZULTATI

ANGLI 0-0 SHQIPËRI

NGJARJET KRYESORE

PËRMBLEDHJA E PJESËS SË DYTË (VIDEO)

50’+1′ Mbyllet dueli.

50′ Akordohet 1 minutë shtesë.

47′ Ademi gjuan drejt portës së anglezëve, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet.

45′ Anglezët godasin drejt portës, shtylla i mohon golin. (VIDEO)

44′ Merepeza shkakton faull, ndëshkohet me karton të verdhë.

39′ Biba gjuan drejt portës, topi devijohet dhe përfundon jashtë fushës.

35’ Gardner gjuan drejt portës, Xhaferi i mohon golin e sigurt. (VIDEO)

32′ Hysenbelliu ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje jo të saktë.

30’ Branica gjuan drejt portës, portieri i Anglisë mban portën e paprekur.

26′ Nis pjesa e dytë.

PËRMBLEDHJA E PJESËS SË PARË (VIDEO)

25’+1′ Mbyllet pjesa e parë.

25′ Akordohet 1 minutë shtesë.

22′ Shtylla shpëton kuqezinjtë, anglezët gabojnë me shënjestrën. (VIDEO)

20’ Mersini largohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar (VIDEO)

18’ Goditje e fortë qëndrore drejt portës së kuqezinjve, Xhaferi ndërhyn në momentin e duhur duke bërë një pritje fantastike.

15’ Xhaferi shpëton portën pas një rasti të rrezikshëm nga Anglia.

14′ Anglia bën ndryshime, ndryshohen 5 futbollistë.

12’ Një futbollist i Anglisë gjuan drejt portës, por topi devijohet dhe godet traversën. (VIDEO)

11’ Anglezët kërkon të gjejnë golin, mbrojtësit kuqezi largojnë topin nga zona e Xhaferit.

7’ Ndryshime tek Shqipëria, largohen nga fusha 5 futbollitstë. Branica ndëshkohet me karton të verdhë.

3’ Hysenbelli gjuan drejt portës, por njëri nga mbrojtësit e ndalon rrezikun.

2’ Kuqezinjtë e nisin mbarë duelin, Mersini godet shtyllën.

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Paraqitje dinjitoze në Botërorin e Minifutbollit, Shqipëria e mbyll aventurën me një barazim me Anglinë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like