VIDEO/ Palmer shkëlqen me “poker”, Çelsi masakron me 6 gola Evertonin 

by admin
Spread the love

Fitore spektakolare e Çelsit të Mauricio Poçetinos, që masakroi me 6 gola Everonin në duelin e vlefshëm për javën e 33-të të Premier Ligës. Ylli i mbrëmjes ishte Kol Palmer i cili arriti të realizonte plot 4 gola, duke u shndërruar në një përbindësh.  

Sulmuesi 21-vjeçar shënoi 3 herë në pjesën e parë, në minutat 13, 18 dhe 29, ndërkohë që kompletoi “pokerin” në minutën e 64-t. Dy golat e tjerë për blutë e Londrës i shënoi Xhekson dhe Gilkrist në minutat 44 dhe 90. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Ky ishte triumfi i 13-të në 31 javë për Çelsin që është pozicionuar në mesin e artë të renditjes, ndërkohë që Evertoni lufton për mbijetesë.  Në duelin e radhës Çelsi do të përballet me Arsenalin, ndërkohë që Evertoni pret Notinghamin në shtëpi.  

renditjaaaaa

PANORAMASPORT.AL

You may also like