(VIDEO) Osmani: Nëse nuk ndyshojmë kushtetutën, na ikë Shqipëria, mbesin me Kosovën dhe Bosnjën

by admin
Spread the love

Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese do të kalojë periudha e skriningut dhe Shqipëria do të hapë kapitujt e parë dhe do të futet në një grup me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa ne do të bashkohemi me grupin e Bosnjës dhe Kosovës, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Sipas Osmanit kjo është e pafalshme, sepse Maqedonia ishte i pari vend për t’u integruar në BE në vitet 90-ta, ndërsa tani jemi të fundit nga bllokadat e vazhdueshme të politikave të brendshme të gabuara. Por, Osmani tha se te VMRO-ja sheh një grup parlamentarësh që janë të gatshëm të bëjnë këto ndryshime për të mirën e vendit.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese do të kalojë periudha e skrininkgut dhe Shqipëria do të hapë kapitujt e parë dhe do të futet në një grup me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa ne do të bashkohemi me grupin e Bosnjës dhe Kosovës. Kjo është e pafalshme, sepse Maqedonia e Veriut ishte i pari vend për t’u integruar në BE në vitet 90-ta, ndërsa tani jemi të fundit nga bllokadat e vazhdueshme të politikave të brendshme të gabuara”.

I pyetur lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe atë se në vend të gjuhës shqipe do të figuroj gjuha bullgare, Osmani tha se do të ndryshohet vetëm fjalia që i përcakton popujt e tjerë që jetojnë në vend.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“I vetmi ndyrshim është se në fjalinë e cila I përcakton popujt  të cilët jetojnë në Maqedoni, pas presjes dhe të tjerët hiqet dhe të tjerët dhe shtohen pjesë e popullit bullgarë, pjesë e popullit kroat, pjesë e popullit malazez, pjesë e popullit hebrej e tj.Kjo është ndryshimi, ska asnjë ndryshim tjetër në kushtetutë”.

Osmani tha se ndryshimet kushtetuese nuk i duan vetëm grupet ekstremiste bullgare, që nuk e duan ta shohin vendin tonë në BE. Ai tha se grupe të tilla, përveçse në Bullgari, ka edhe në vendin tonë por që nuk shfaqen hapur.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like