(VIDEO) Një kompani nga Shkupi do të paguaj pesë milionë denarë, donte ta kalonte gazin pa doganë

by admin
Spread the love

Një kompani nga qyteti I Shkupit do të paguaj pesë milionë denarë, pasi nuk i ka paguar detyrimet e importit në doganë. Sipas aktvendimit të gjykatës, nga një kompani nga Shkupi, e cila ka shmangur pagesën e taksës së importit gjatë importit të gazit, Dogana do të arkëtojë gjithsej pesë milionë denarë, dy milionë para dhe tre milionë nga malli i konfskuar, ndërkaq këto para do t’i shtohen buxhetit të shtetit.

DREJTORIA E DOGANAVE

“Drejtoria doganore do të mbledhë 2 milionë denarë, para që do t’i shtohen buxhetit të shtetit, pasi një kompani nga Shkupi ka tentuar të shmangë pagesën e detyrimeve për import për 12.536 metër kub gaz argon me vlerë të përgjithshme prej 1.555.108 denarë. Sipas aktvendimit të gjykatës, kompania duhet të paguajë vlerën e mallit për të cilin është bërë kundërvajtje doganore, detyrimet e shmangura të importit prej 371.670 denarë dhe gjobë për kundërvajtje në shumë prej 150.675 denarë”

Përkatësisht, transportuesi nga Moldavia, me hyrje në vend, në vend që të doganonte mallin, e shkarkoi atë direkt në kompaninë importuese dhe tentoi të largohej nga vendi përmes vendkalimit kufitar ‘Tabanoc’ pa dokument për mallin e doganuar.

DREJTORIA E DOGANAVE

“Në vendkalimin kufitar Tabanoc, doganierët pas kontrollit të dokumentacionit konstatuan se nuk janë arkëtuar detyrimet përkatëse doganore, gjegjësisht nuk ka përfunduar procedura e importit, pas së cilës rasti i është dorëzuar Departamentit për kontroll dhe hetim të Drejtorisë doganore.”

Inspektorët kanë vazhduar me zbardhjen e plotë të rastit dhe të gjitha provat i janë dorëzuar Gjykatës Themelore në Kumanovë, nga ku është shqiptuar aktgjykim për konfiskimin e automjetit dhe cisternës me shumën në vlerë prej 3.161.084 denarë, dhe kompania importuese të paguaj vlerën e gazit, detyrimet doganore të shmangura dhe gjobën.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like