Video/ Momentet shokuese kur matadori spanjoll goditet me bri dhe hidhet ne ajër nga demi gjigant teksa spektatorët ulërasin me tmerr (fotot)

by admin
Spread the love

Në pamjet e dyluftimit të djeshëm shihet një matador i njohur spanjoll që u godit papritur në bark nga briri i demit me të cilin po ndeshej, i cili më pas e fluturonte atë në ajër si një kukull lecke në arenën e Cenicientos, pranë Madridit.

Alejandro Conquero raportohet se është në gjendje të rëndë pas plagëve të tmerrshme të marra në event.

Matadori 28-vjeçar nga Huelva në Andalucia, u dërgua me helikopter në spital pas goditjes së bririt në kurrizin e poshtëm.

Sportisti po merr kujdesin në spitalin Rey Juan Carlos de Mostoles raportonte agjencia vendase EFE.

Në videon shokuese të shpërndarë online, Conquero shihet me kostumin e tij tradicional teksa provokon demin masiv me një copë ngjyrë rozë në të verdhë.

Teksa ai afrohet gjithnjë e më shumë me brirët e demit, papritur ngec në një prej tyre dhe fluturon në ajër nga forca e kokës së kafshës.

Në pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale dëgjohen dhe spektatorët që ulërasin nga tmerri i matadorit, çka asnjë herë nuk ndodh kur demi vritet ose plagoset.

Conquero është i biri i matadorit të famshëm spanjoll Jose Conquero, i njohur ndryshe si ‘Urragani i Huelva’.

Zhvillmi vjen vetëm disa javë pasi ai që njihet si ‘Messi i Matadorëve’ u plagos rëndë nën thundrat e një demi 600 kg në Santiago, të Spanjës.

26 vjeçari peruan Andrés Roca Rey, pësoi plagë të shumta në dyluftimin e 25 korrikut, kur demi e përplasi në barrierat mbrojtëse të stadiumit duke e flakur disa herë në ajër.


Në pamjet e dyluftimit të djeshëm shihet një matador i njohur spanjoll që u godit papritur në bark nga briri i demit me të cilin po ndeshej


Top Channel

You may also like