(VIDEO) Ministrja e Mbrojtjes: Nuk ka nevojë të kthehet shërbimi i detyruar ushtarak

by admin
Spread the love

“Nuk kemi kërcënim të rritur për sigurinë në vend, që ta kthejmë shërbimin e obliguar ushtarak, e për këtë duhet investim edhe të shumë mjeteve shtesë financiare”. Kështu ka deklaruar  ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në intervistë për MIA-në, të dhënë pas përfundimit të takimit të Këshillit veriatlantik në Bruksel.

SLLAVJANKA PETROVSKA,MINISTRE E MBROJTJES

“Kur flasim për mundësinë për kthimin e shërbimit ushtarak, duhet të dimë se cilat janë pasojat ose sfidat, me të cilat ndoshta do të ballafaqohemi si shtet. Fillimisht nuk kemi kërcënim të rritur të sigurisë që ta kthejmë shërbimin ushtarak. Megjithatë, dhe jo vetëm në aspekt të kërcënimit, kjo do të thotë investim edhe të më shumë mjeteve shtesë financiare dhe çka është edhe më me rëndësi, kjo do të thotë se të gjitha ata që do të mbushin 18 vjet, nëse shërbimi bëhet i obligueshëm, nuk do të mund të jenë aktivë në tregun e punës në atë periudhë, as ta vazhdojnë me kohë procesin arsimor”.

Sipas saj, në kohë të sotme, kur të rinjtë janë të etur ose të mësojnë diçka më tepër ose të fitojnë, shkurtimi ose anulimi i kësaj të drejte të tyre më shumë do të jetë në dëm, jo vetëm për ta, por edhe për shtetin. Petrovska sqaroi se shërbim  ushtarak të detyrueshëm nuk ka nga  viti  2005-2006. Ajo  është e mendimit se ky veprim ka qenë një ndër vendimet më të mira që janë marrë në zhvillimin e Armatës së RMV-së dhe siç tha ajo, falë atij vendim ka armatë profesioniste, ndërsa profesionalizmi i saj e mban cilësinë e Armatës.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like