(VIDEO) Ministrja e bën thirrje qytetarëve të nxehen sa më pak me dru dhe gjësende plastike

by admin
Spread the love

Analizat e bëra nga Ministria e Mjedisit, Shkupi, Manastiri, Kumanova dhe Tetova janë qytetet më të ndotura në Maqedoninë e Veriut. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova,  ka theksuar se 45 për qind e ndotjes së ajrit vjen nga amviseritë dhe institucionet publike që nuk përdorin sisteme ekologjike. Ministrja shtoi se qytetarët duhet të kenë kujdes së çfarë përdorin për t’u ngrohur, pasi që përdorimi i tepërt i drurve dhe plastikave, ndikojnë në ndotjen e ajrit.

Kaja Shukova, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

“Gjithmonë inkurajojmë komunat që në kuadër të mundësive financiare të zbatojnë masat. E di që shpesh ndihmojnë me blerjen e inverterëve. Ky proces ka nisur 4-5 vite më parë. Ne kishim edhe projekte më të mëdha kapitale në qendrat e mëdha shëndetësore ku ndërrojmë sistemet. E di që është përdorur dhe do të përdoret dru, mirëpo të përdoret në mënyrën e duhur. Përdorni dru të thatë, jo dru të njomë. Mos shtoni plastikë dhe goma që të kemi ngrohje më shumë sepse në fakt ne po e ndotim ajrin”.

E pyetur se sa nga komunat kanë marrë masa për parandalimin e ndotjes, ajo theksoi se sipas informacioneve, disa komuna kanë marrë masa afatshkurtëra dhe afatgjata të cilat duhet të zbatohen, mirëpo nuk ka njohuri se për sa komuna bëhet fjalë dhe sa prej tyre po e zgjidhin këtë çështje me masa.

Ndërsa sa i përket objekteve industriale, ministrja Shukova, përmendi kompanitë USJE dhe Makstel, si kompani të përgjegjshme pasi që kanë respektuar rekomandimin që objektet e mëdha industriale me leje të integruar, të zvoglojnë prodhimin e tyre gjatë muajve të dimrit kur ka më shumë ndotje. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like