(VIDEO) Ministri i jashtëm sqaron kornizën negociuese dhe hapat drejtë BE-së

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes një videoje që e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, ka prezantuar kornizën e negociatave dhe mënyrën se si do të zhvillohet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.  Osmani thekson se marrëveshja e  Miqësisë me Bullgarinë, puna e Komisionit Historik dhe rishikimet nga neni 12 i të njëjtës marrëveshje nuk mund të jenë pengesë për hapjen dhe mbylljen e kapitujve për negociatat me BE-në.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Kuadri i negociatave përbëhet nga një pjesë e përgjithshme dhe një pjesë e veçantë. Për pjesën e përgjithshme, dispozitat e përgjithshme, nuk ka asnjë raport apo votim nga shtetet anëtare që mund të paraqesin pengesë.   Për pjesën e veçantë të kornizës së negociatave, pra 35 kapitujt, ekzistojnë standardet – për hapjen dhe mbylljen e kapitujve”.

 

Sipas Osmanit, ka raport dhe votim nga secili shtet anëtar i BE-së për përmbushjen e këtyre standardeve.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Dispozitat janë të përfshira në tre udhërrëfyesit që do të përgatisim pas shqyrtimit – udhërrëfyes për sundimin e ligjit, për administratën publike dhe për institucionet demokratike. Në udhërrëfyesin për shtetin e së drejtës ka një përcaktim për një plan veprimi për minoritetet, i cili nuk i referohet ndonjë pakice specifike, por në përgjithësi për të gjitha, minoritetet etnike dhe joetnike”.

Ajo që është më e rëndësishme, thotë Osmani, është se në asnjërën nga këto standarde, tabela rrugore, gjegjësisht hapa në pjesën e veçantë të kornizës së negociatave, nuk ka asnjë referencë apo lidhje me Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë dhe as me punën e Komisioni Historik, as rishikimet nga neni 12 i së njëjtës Marrëveshje. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like