(VIDEO) Ministri i arsimit sërish premton se brenda javës do të ketë libra

by admin
Spread the love

Deri në fund të javës do të dorëzohen të gjitha librat që mungojnë. Kështu deklaroi  ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili tha se nëse është e nevojshme do të kërkojë që librat të dorëzohen edhe gjatë fundjavës. Shaqiri theksoi se  tani ka mbetur diskutimi vetëm për librat e klasës së gjashtë, e cila është në përfundim e sipër.

Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës 12:43-13:06

“Javën e kaluar ka filluar printimi dhe për secilën ditë bëhet dorëzimi i teskteve të klasës së gjashtë. 98 për qind të teskteve të cilat janë aprovuar në Këshillin nacional, kanë mbetur një ose dy lënd të cilët aprovohen këto ditë dhe mbyllet si problem për arsimin fillor. Nga ana tjetër në shkollat e mesme për herë të parë pas një dhejtë vjeçari kemi dorëzuar teskte të cilat duhet për secilin vit të plotësohen”.

Ai u kërkoi të gjithë kryetarëve të komuanve që t’iu bëjnë thirrje drejtorave të shkollave që nevojën e teksteve shkollore ta dorëzojnë në afat, në mënyrë që ministria të ketë pasqyrë reale për mungesën e librave në secilën komunë.

Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës

“Të githë komunat, të gjithë shkollat, të gjithë drejtorët e shkollave, sepse nuk bëhet kërkesa për tesktet shkollore duke dalë në konferenca ose në deklarata. Ministria e Arsimit çdo vit në muajin mars, prill informon të gjithë shkollat për nevojën e tekteve shkollore. Ka disa shkolla dhe komuna të cilat nuk i kanë dorëzuar të dhënat në ministri dhe pas fillimit të shtatorit ngrejn probleme”.

Përndryshe, viti i ri shkollor nisi me nungesë të librave për shumë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Ministria e Arsimit dhe Shkencës pati thënë se deri në fund të muajit shtator të gjithë nxënësit do të pajisen me libra.  Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi pati paralajmëruar padi për MASH  për mungesën e teksteve shkollore.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like