VIDEO/ Milanin e zhyt i dashuri “problematik” i Loredanës, e mban në lojë në Champions vetëm gabimi i PSG-së

by admin
Spread the love

Grupi F i Ligës së Kampioneve zhvilloi sot dy ndeshje vendimtare për fatin e skuadrave, të cilat prodhuan plot 6 gola. Surpriza të mëdha rezervoi mbrëmja e sotme. Milani u mposht në shtëpi nga Dortmundi me rezultatin 1-3. Falë këtij triumfi gjermanët arritën të siguronin matematikisht kualifikimin në fazën tjetër.

grupi f

Lojtari më i spikatur i verdhezinjve në këtë duel ishte Adejemi, i dashuri “problematik” i këngëtares shqiptare Loderedana. Sulmuesi gjerman u fut nga stoli duke ndryshuar lojën e Dortmundit teksa shënoi edhe golin e tretë. 

Ndërkohë në sfidën tjetër, PSG-ja shmangu humbjen në minutën e 98-të, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Mbape. Skuadra e dytë që kualifikohet në Grupin F do të vendoset në duelet e fundit. Njukasëll pret Milanin, ndërsa PSG luan ndaj Dortmundit në transfertë.  

aaaa

REZULTATET:

PSG-NJUKASËLL 1-1

Mbape 90+8′ (p)/  Isak 25′

GOLI I MBAPE: VIDEO

GOLI I ISAK: VIDEO

MILAN-DORTMUND 1-3

Çukueze 37′ / Rojs 10′ (p), Gitens 59′, Adejemi 69′

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

88′ Spektakël nga ana e Adejemit, që dhuron një asist fantastik për Fulkrug, tentativa e sulmuesit gjerman u ndal në traversë (VIDEO) 

86′ Shtylla i mohon golin sulmuesi Joviç, i cili provoi të linte gjurmën e tij në këtë sfidë (VIDEO) 

80′ Milani shton presionin në portën e Dortmund, por shënjestra nuk është e duhura!

69′ GOOOOOOL DORTMUND 1-3/ Milani “KO”, shënon edhe Adejemi. I futur në fushë në pjesën e dytë, i dashuri i këngëtares shqiptare Loredana, tund rrjetën e Menja (VIDEO) 

59′ GOOOOOL DORMUND 1-2/ Gjermanët sërish në avantazh! Ishte talenti anglez Gitens, që me një gjuajtje të saktë brenda zonës e dërgoi topin në cepin e portës (VIDEO) 

53′ Zëvendësim i detyruar te Milani, largohe Çau i dëmtuar, vendin e tij e merr Kruniç.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+3′ Pranë golit të dytë Milani me Kalabrian, i cili nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, duke goditur me kokë jashtë kuadratit (VIDEO) 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

37′ GOOOOOL MILAN 1-1/ Shpërthen festa në “San Siro”, Çukueze vendos baraspeshën me një gol me të majtën brenda zonës. (VIDEO)

22′ Milani shtyn para në kërkim të golit të barazimit, por mbrojnë mirë futbollistët e Dortmundit në këto minuta, të cilët nuk lejojnë hapësira.

19′ Pranë golit të dytë Dortmundi me Gitens, talenti i verdhezi dhuron spektakël nga e majta, futet bukur brenda zonës, provon me një gjuajtje, por tentativa e tij shkon mbi traversë. Me fat Milani në këto momente (VIDEO)

10′ GOOOOL DORMUND 0-1/ Rojs tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh gjermanët (VIDEO)

9′ Penallti edhe për Borusian e Dortmundit, e shkakton Kalabria pas ndërhyrjes së gabuar brenda zonës. Për gjyqtarin nuk ka dyshime (VIDEO)

6′ Gjuan Zhiru nga pika e bardhë e penalltisë, e pret portieri Kobel. Milani sfumon një mundësi të artë (VIDEO) 

5′ Penallti për Milanin, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës, nuk janë dakord futbollistët miq, por gjyqtari e konfirmon (VIDEO) 

5′ Shans i artë për Milanin, pas një harkimi të Kalabrias nga e majta, asnjë prej futbollistëve kuqezinj të pranishëm në zonës nuk arrin të devijojë (VIDEO)

1′ Starton sfida në “San Siro” 

FORMACIONET ZYRTARE

PSG-NJUKASËLL

sadsdasdasdasdasdasadsda

MILAN-BORUSIA DORTMUND

assdasdasdasadsdasda

PANORAMASPORT.AL

You may also like