(VIDEO) Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Qeveritarët i kanë rënë “murrit me kokë”

by admin
Spread the love

Kryetari i partisë maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski tha se politika kryesore e pushtetit që kishte për detyrë që t’i miratojë ndryshimet kushtetuese, i ka “rënë murit”, pasi nuk kanë shumicën e nevojshme që ta bëjnë të njëjtën.  Miskoski u shpreh se nën didaktin bullgar deputetët e partisë që ai udhëheq nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

Hristijan Mickoski

“Për fat të keq në Maqedoni kemi Qeveri e cila  nuk ka kredibilitet, që unë do thoja nuk ka edhe legjitimitet politik, pasi politika e tyre kryesore ishin ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar, dhe po e shihin si i kanë rënë murit. Kanë kaluar 10 ditë që kur Talat Xhaferi e hapi seancën për ndryshimet kushtetuese, u votua rendi i ditës, dhe ishte e qartë se nuk e kanë dy të tretën e shumicës që të realizohet atë që e kanë marrë si detyrim”  

Ai më tej tha se në mungesë të politikë bërjes së qeverisë, është normale që populli dhe opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare që duhet mbajtur sa më parë.

Hristijan Mickoski

“Një orë  më parë duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare që populli do të zgjedh Qeveri që do të ketë legjitimitet politik dhe popullor që ti udhëheq proceset përpara , këtu parasëgjithash mendoj në proceset reformuese dhe të gjithë ato procese që qytetarët i presin nga një qeveri që ka legjitmitet”

Edhe përpara nisjes së procedurës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, partia e Hristijan Mickoskit është kundër tyre, madje Mickoski disa ditë më parë tha se nëse pushteti arrinë ta bindë një deputet të VMRO-së që t’i votojë ndryhsimet kushtetuese, ai do të heqë dorë nga politika.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like