(VIDEO) Mickoski: Do t’i sjellim për vesh kriminelët e arratisur

by admin
Spread the love

“Për veshë do t’i sjellim këtu dhe do t’i kthejnë paratë që i kanë vjedhur nga qytetarët”. Këtë premtim e ka bërë kreu aktual i VMRO-së Hristijan Mickoski, nëse partia e tij do të fitojë në zgjedhje. Por, Mickoski ka folur vetëm për krimet e kryera në gjashtë vitet e fundit, duke mos përmendur të arratisurim më të famshëm në vend, paraardhësin e tij Nikolla Gruevski. Duke anashkaluar këtë, Miskoski është mjaftuar për të përmendur një rast anonim në qytetin që e ka vizituar.

 

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-SË

“Ka një shembull edhe këtu në Prilep, për një person shumë të rëndësishëm këtu në Prilep që bën kërdi nëpër qytet për 6 vjet me parking të veturave prej qindra mijëra eurove, që po bëhet gati për ikur, por nuk ka ikje, do t’i gjejmë, kudo që të ikin, iu premtoj që do t’i gjejmë dhe për veshë do t’i sjellim këtu dhe do t’i kthejnë paratë që i kanë vjedhur nga qytetarët”

 

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se zgjedhjet po afrohen dhe se me këtë  po i vjen fundi pushtetit aktual të drejtuar nga LSDM-ja. Mickoski siguron se nëse vjen në pushtet, do të kërkojë përgjegjësi për abuzimet që ka bërë pushteti aktual.

Ndërkohë, vet Mickoski erdhi në krye të partisë pasi që VMRO-ja pësoi një tërmet të brendshëm pas publikimit të bisedave të përgjuara, ku u përshfaqën afera të mëdha krimi dhe korrupsioni të drejtuesve më të lartë të partisë. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like