(VIDEO) Micevski: Problemi me anëtarin e KSHZ-së po tejkalohet, njëri nga kandidatët u tërhoq

by admin
Spread the love

Problemi me anëtarin e 7 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor do të tejkalohet. Sipas Nikolla Micevskit nga VMRO-DPMNE, njëri prej kandidatëve i ka terhequr dokumentet dhe mendon se Abdush Demiri, kandidati i opozitës shqiptare, do të plotësoj vendin e zbrazët në KSHZ.

Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE

“Njëri prej kandidatëve dje i ka tërhequr dokumentet, kështu që janë hapur mundësitë që Komisioni të sjellë vendim dhe të dërgojmë material në seancën plenare, në bazë të të cilit njëri kandidat mendoj se quhej Abdush Demiri, do të jetë kandidati që do ta plotësoj vendin e zbrazët të KSHZ-së. Zgjedhja bëhet me dy të tretat dhe mendoj që do të arrijmë që në afat ta plotësojmë KSHZ-në, e cila do të mund që me kapacitet të plotë të përgatis zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare”.

Partia Demokratike Evropiane e Arianit Hoxhës është ajo që sipas Micevskit e ka tërhequr kandidatin e saj.

Për kandidat të Komisionit Shtetëror Zgjedhor u paraqitën dy kandiat, Abdush Demiri, i përkrahur nga partitë opozitare shqiptare të koalicionit “Lidhja Evropiane për Ndryshim”, dhe Zulfi Adili nga Partia Demokratike Evropiane e Arianit Hoxhës.

Për shkak të kësaj problematike LEN paraprakisht kanë bojkotur punën në Kuvend, pasi akuzonin Talat Xhafein, si kryetar Kuvendi qëllimisht nuk e ka vendosur në rend dite këtë çështje.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like