(VIDEO) Mexhiti i vetëm nis sot procedurën për formimin e lëvizjes së re

by admin
Spread the love

Nga të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, për të vazhduar më pas  si  fraksion brenda Bashkimit Demorkatik për  Integrim, tash me parti të re.  Edhe pse ende nuk e kanë vendosur për emrin e levizjes së re, ish-nënkryetari i BDI-së dhe njëri ndër  anëtarët  kryesorë  të  “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti, e ka  konfirmuar se prej sot  ka nisur procedurën për formim subjekti të ri politik.

IZET MEXHITI, ISH NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Ende nuk kemi menduar për emrin e lëvizjes. Debati është hapur dhe presim të arrijnë nisma nga qytetarët”.

Të premten, për televizioni shqiptar “Vizion plus”, Mexhiti theksoi se nuk do të formohet parti klasike, por lëvizje e cila do ta artikulojë të menduarit ndryshe brenda BDI-së. Sipas tij, do të ketë dy blloqe politike tek shqiptarët – njëri pushtet dhe tjetri opozitë e cila, siç thotë, detyrimisht do të prodhojë efekt më të madh për shqiptarët.

Ndërkaq, kjo iniciativë e Izet Mexhitit, për të formuar parti të re, nuk përkrahet nga  Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta, të cilët kanë vendosur që të mbeten si pjesë e fraksionit brenda BDI-së, duke cekur se ata janë për zgjidhje të mospajtimeve brenda në parti.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like