VIDEO/ Merr fund makthi, Dani Alvesh lirohet pas 1 viti e dy muajsh! Ja momentet e para të brazilianit pas daljes

by admin
Spread the love

Dani Alvesh është zyrtarisht i lirë, edhe pse lirimi i tij është me kusht.  Ish-mbrojtësi brazilian ka qëndruar prapa hekurave nga janari i vitit 2023.

Pasi kaloi gjithsej 14 muaj e 5 ditë burg, futbollisti brazilian, i dënuar me 4 vjet e gjysmë për përdhunimin e një gruaje në banjat e lokalit Suton në dhjetor 2022, ka kaluar tashmë derën e Qendrës Penitenciare në Brians pasi gjykata i dha lirimin e përkohshëm me kusht. 

Alvesh ka paguar 1 milionë euro për tu liruar me kusht, ndërkohë që kanë dalë pamjet e para nga momenti i lirimit të tij. Braziliani do të qëndrojë në Barcelonë ku do t’i përgjigjet çdo thirrje të mundshme nga gjykata dhe policia spanjolle. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like