(VIDEO) Mehmeti: VMRO e kandidon Siljanovskën për president për shkak të retorikës nacionaliste

by admin
Spread the love

Analisti politik Ibrahim Mehmeti, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, deklaroi se sipas disa matje të rejtingjeve që janë bërë është BDI ajo e cila udhëheq. Më pas sipas tij, është VLEN dhe ASH.

IBRAHIM MEHMETI, ANALIST POLITIK
“VLEN dhe Aleanca bashkë bëjnë sikurse BDI sipas rejtingjeve. Dhe, kjo dihet si rejting. Pyetja është sa mund të ndryshojë kjo fushatë presidenciale në këto rejtingje. Kjo është ajo dilema e BDI-së e cila nuk kishte qëllim që të ketë kandidat, por tani janë të detyruar ngase nëse nuk del me kandidatin e vet, atëherë do humbin këtë epërsi”.

Duke komentuar kandidaturën e VMRO-DPMNE-së për president të shtetit, e që është profesoresha Gordana Siljanovski, analisti politik Ibrahim Mehmeti, tha se nuk është e rastësishme kandidatura e saj, duke e ditur edhe narrativin e saj e që në vete ngërthen një nacionalizëm dhe antishqiptarëizëm.

IBRAHIM MEHMETI, ANALIST POLITIK
“Kanë nevojë ta kultivojnë këtë frymë nacionaliste ngase vet e kanë kultivuar deri tani dhe tani kur vijnë zgjedhjet, atë që e kanë mbjell do ta korrin, prej asaj pjese presin rezultat. Dhe, unë me të vërtetë i kam përcjell deklaratat e VMRO-së ku thonë se ne do ta forcojmë ekonominë, standardin e jetës, do të luftojmë korrupsionin, ata nuk thonë se integrimi evropian i bën këto punë. Se VMRO-ja nuk mendojnë se do t’i bëjë këto punë që i thotë”.

 

Mehmeti duke iu referuar Pendarovskit si kandidat i Për president, tha se Pendarovskit do t’i rriteshin gjasat për të fituar nëse do të ishte kandidati i LSDM-së dhe BDI-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like