(VIDEO) Mariçiq: Rolin e parlamentit në negociatat do ta definojmë me memorandum

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në takimin e 20-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, theksoi rëndësinë e përfshirjes dhe bashkëpunimit me faktorë të ndryshëm social , duke theksuar parlamentin si një institucion kyç për mbarëvajtjen e negociatave dhe dinamikën e tyre.

BOJAN MARIÇIQ, ZËVENDËSKRYEMINISTRI PËRGJEGJËS PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Parlamenti është një partner i rëndësishëm në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe për këtë arsye roli i organeve të tij – Komisioni për Çështje Evropiane dhe Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian – do të definohen përmes një memorandumi bashkëpunimi. Duke kuptuar rëndësinë e një konsensusi kombëtar, ne do të bëjmë çdo përpjekje për ta përfshirë opozitën në proces”.

Mariçiq tha se Maqedonia e Veriut e ka paraparë dinamikën e saj në aspektin e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe konkretisht në aspektin e përgatitjeve për procesin e skrinigut dhe aktivitetet pasuese, duke dhënë një pasqyrë të shkurtër të strukturës së miratuar negociuese, e cila aktualisht është duke u funksionalizuar. Ajo bazohet në mekanizmat afatgjatë të koordinimit të BE-së, por gjithashtu pasqyron risitë e metodologjisë së rishikuar të BE-së për negociatat e anëtarësimit. Ai gjithashtu shkurtimisht i informoi eurodeputetët për rrjedhën e procesit të skriningut, për negociatat e përfunduara me sukses për marrëveshjen e statusit me FRONTEX dhe njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes brenda disa javësh.

BOJAN MARIÇIQ, ZËVENDËSKRYEMINISTRI PËRGJEGJËS PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Mund të them me krenari se Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që ka marrëveshjen sipas Rregullores Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare nga viti 2019. Në fushën e shtetit të së drejtës, po vazhdojnë aktivitetet për përgatitjen e një strategjie të re gjyqësore, si dhe procesi i dixhitalizimit të gjyqësorit”.

Sot në Strasburg ishte dita e dytë e seancës së Komisionit të Përbashkët Parlamentar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, me pika të rëndësishme të agjendës për zhvillimin e debatit, si kriza energjetike dhe mjedisit jetësor, marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimi rajonal dhe raporti i dialogut ” Zhan Mone”.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

You may also like