(VIDEO) Mariçiq për korridoret 8 dhe 10D: 8 mijë vende pune të reja, 1.3 miliardë euro investime

by admin
Spread the love

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq paralajmëroi se me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d, përgjatë 4 viteve të ardhshme do të ndërtohen 23 kilometra rrugë për çdo vit. Ai shtoi se këto autostrada do të sjellin 8.000 vende pune të reja dhe  investim prej 1.3 miliardë euro, por gjithashtu ai theksoi se këto korridore hapin  edhe mundësi për krijimin e bizneseve të reja.

BOJAN MARIÇIQ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Me ndërtimin e një lidhjeje të re moderne rrugore në lindje dhe perëndim, ne po sigurojmë gjithashtu zhvillim të balancuar rajonal dhe lidhje me portet në Durrës dhe Burgas për eksport të shpejtë dhe të lehtë të produkteve të Maqedonisë së Veriut dhe për import të mallrave dhe pajisjeve për kompanitë vendore”.

Ai njoftoi se për herë të parë pas 30 viteve në vend po realizohet një projekt i madh infrastrukturor, siç janë korridori 8 dhe 10-d të cilat, ai thotë se  janë korridore evropiane dhe me këtë Mariçiq deklaron se do të lidhin  lindjen dhe  perëndimin.

BOJAN MARIÇIQ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Ne e dimë se ky është edhe një nga hapat e nevojshëm për të përmbushur qëllimin, anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2030. Si mbrojtës të vlerave evropiane, kjo Qeveri nuk ndërton projekte për pikë politike siç është bërë herët e tjera. Ne po ndërtojmë projekte infrastrukturore që do të nënkuptojnë një jetë më të mirë, një standard më të mirë dhe një të nesërme më të mirë për të gjithë ne”.

Mariçiq gjithashtu  foli edhe për autostradën Kumanovë – Strumicë,  e cila siç tha ai, do të realizohet këtë vit, investimi i të cilës do të jetë 12 milion euro në kuadër të Korridorit 8.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like