(VIDEO) Maqedonia e Veriut e interesuar për tu anëtarësuar në “Unionin për Mesdheun”

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së parë të punës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Emigracionit, Ajman Safadi. Në fokus të bisedimeve ishin temat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Jordanisë, në planin bilateral dhe multilateral. Gjatë takimit u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme, i cili lehtëson dhe inkurajon bashkëpunimin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë në fusha politike, ekonomike, shkencore, kulturore dhe të tjera me interes.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Vizita e sotme është konfirmim i angazhimeve të ndërsjella për intensifikimin e marrëdhënieve, veçanërisht në fushën e ekonomisë, marrëdhënieve të biznesit dhe lidhjeve kulturore. Sinqerisht, pres që niveli i shkëlqyer i bashkëpunimit të intensifikohet me dinamikë të shtuar, sepse ndajmë të njëjtin angazhim për paqen dhe stabilitetin, si në rajon ashtu edhe në mbarë botën”.

Në takim u bisedua edhe për interesimin e Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Unionin për Mesdheun, ku Osmani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e qartë të Jordanisë për realizimin e këtij qëllimi.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASTHME

“Anëtarësimi i ardhshëm i Maqedonisë në Unionin për Mesdheun do të sigurojë rrjetëzim dhe integrim më të ngushtë në strukturat evropiane që punojnë me rajonin e Mesdheut dhe ndërveprim më të mirë me fqinjësinë jugore të Bashkimit Evropian”.

Osmani tha se do të vazhdojë bashkëpunimi për të forcuar rajonin e Mesdheut dhe për të krijuar mundësi për projekte të reja në drejtim të krijimit të një rajoni më të fortë.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like