(VIDEO) LSDM dhe VMRO me akuza të ndërsjella për skandalin në onkologji

by admin
Spread the love

“Hristijan Mickoski të përgjigjet para mediave se a po frikësohet nga ajo çfarë do të tregojë hetimi për rastin në Onkologji, për gjithçka që është bërë me vite”. Kështu e pyetën liderin e  VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja.

Skema morbide siç qëndron në komunikatën e tyre dërguar mediave, ka qenë e vendosur para shumë viteve dhe tani është koha që secili që ka gabuar të përballet me përgjegjësi dhe të dalë para drejtësisë.

LSDM

 “Dukshëm lidhja e Mickoskit për hetimin me kërkesën e re për zgjedhje, është vetëm që të mos zgjidhet kjo çështje, e cila hapet për herë të parë pas 20 viteve. Mickoski, në vend që ta përshëndesë aksionin e institucioneve kompetente  për zbardhjen e krimit në Klinikën e Onkologjisë, po mundohet ta politizojë rastin duke keqpërdorur të sëmurët”.

Nga VMRO thonë se personat e  përfshirë në çfarëdo lloj mënyre në këtë mega skandal, duhet të përgjigjen politikisht, por edhe penalisht.

VMRO-DPMNE

“Ose Kovaçevski si kryeministër është personalisht përgjegjës, sepse nuk ka ndërmarrë asgjë, kurse është përgjegjës për punën e ministrave në rastin konkret ministrat e Shëndetësisë. Përgjegjës janë Bekim Sali, Fatmir Mexhiti. Por përgjegjës janë edhe Venko Filipçe dhe Arben Taravari”.

Ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë kanë të bëjnë me rishitjen e barnave të shtrenjtë –citostatikëve dhe me zëvendësimin e terapive të të prekurve nga kanceri me tretësirë fiziologjike. Në rrjet dyshohet se janë përfshirë disa mjekë dhe personel mjekësor i Klinikës.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like