(VIDEO) Lloga: Procesi i ekstradimit të Palevskit nga Turqia është duke vazhduar

by admin
Spread the love

Ne veprojmë për të gjitha kërkesat menjëherë dhe ato marrin përgjigje. Procesi i ekstradimit është duke vazhduar dhe gjithçka është ashtu siç duhet, deklaroi ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në lidhje me ekstradimin e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Ljupço Palevskit, i cili ndodhet në paraburgim në Turqi.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Deri më tani, përveç asaj që është paralajmëruar nga ne, nuk ka asgjë shtesë. Kur do që do të kemi informata të reja do të njoftoheni me kohë”.

Ndërkohë, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski të hënën tha se Ljupço Palevski, nuk ka lidhje me të dhe se VMRO DPMNE nuk ka pasur asnjë lidhje me Palevskin. Edhe ish-kryeministri Ljubço Georgievski dje ka theksuar se rasti dhe problemi me të dyshuarin për dy vrasjet, Ljupço Palevski Palço, tregon se si shoqëria krijon kriminel pa u ndëshkuar.  Ai tha se Palevski mund të ketë keqtrajtuar 50-100 fëmijë, ka bërë narkomanë në rrugë dhe pas tij ka qenë dikush nga MPB.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like