(VIDEO) Lëvizja Antibixhoz paralajmëron protesta nëse nuk miratohet ligji

by admin
Spread the love

Paralajmërohen protesta nga lëvizja Anti-Bixhoz, nëse nuk miratohet propozim-ligji për lojërat e fatit. Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti-bixhoz, thotë se nëse nuk votohet ky ligj, ata do të detyrohen që të dalin në protesta dhe të bllokojnë disa prej segmenteve jetike të shtetit. Ata përmendin këtu edhe vendosjen e bllokadave ditën e zgjedhjeve  për të mos u zhvilluar në mënyrë të rregullt. Prandaj, për të mos u përballur me incidente të tilla, ai bën thirje që ky ligj të kalojë.

Lëvizja Anti-Bixhoz kërkon që bastoret dhe kazinotë të jenë 500 metra larg objekteve shkollore dhe qendrave të qytetit. Po ashtu, Emërllahu theksoi se edhe pse propozim-ligji nuk i përmban kërkesat e tyre, mbi të gjitha, është nismë e mirë për mbylljen e plotë të lojërave të fatit.

Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhoz

“Lëvizja Antibixhoz prej ditës së parë ua ka bërë me dije që ky ligj nuk i plotëson kërkesat tona, pasi kërkesa jonë është për mbyllje të plotë të lojërave të fatit. Ne iu bëjmë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë ligj, pasi është nismë e cila fillon me largim prej 500 metrave të lojërave të fatit prej shkollave te mesme dhe fillore  dhe do të përfundojë me mbyllje të plotë të tyre”.

Ai i bëri thirrje në veçanti VMRO-DPMNE-së që ta votojnë këtë propozim-ligj, duke theksuar se ka ardhur momenti që duhet të fillohet prej diku dhe të arrijnë tek qëllimi final për t’u zgjidhur problemi. Emërllahu në ndërkohë theksoi dhe se që nga dita e parë në një lloj forme, kanë marrë garanca nga deputetët që ky propozim-ligj do të miratohet në Kuvend.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like