(VIDEO) Kuzeska: LSDM lufton për anëtarësim në BE për hir të qytetarëve

by admin
Spread the love

LSDM-ja është e përkushtuar për anëtarësim në BE për hir të qytetarëve, për standard më të mirë të jetesës, dhe për  paga dhe pensione më të larta. Kështu deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Ajo madje ka folur edhe për benifet që fitojnë qytetarët nëse Maqedonia e Veriut arrinë të antarsohet në BE. Sipas saj  një  shtet anëtar i BE-së, ka afërsisht 850 euro të ardhura shtesë vjetore për banor, gjatë një viti.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-së

“Prandaj, vota për ndryshimet  kushtetuese është votë që vendi të jetë ekonomikisht krah për krah me vendet më të zhvilluara. Për vetëm pak vite, LSDM me politikat e saj integruese arriti ta stimulojë ndjeshëm ekonominë, të rrisë pagat dhe pensionet. Pagën minimale prej 8.000 denarëve në kohën e DPMNE-së, LSDM e rriti në 21.000 denarë. LSDM rriti pagën mesatare në mënyrë drastike, nga 22.000 denarë në kohën e DPMNE-së në 37.000 denarë”.

Zëdhënësja e partisë në pushtet thotë se me anëtarësimin e shtetit në BE,  të gjitha këto shifra do të jenë shumë më të larta. Prandaj, Kuzeska thotë se   po luftojnë për anëtarësim në BE, për akses në fonde, për rritje ekonomike, për punë të reja dhe të paguara mirë, për paga dhe pensione më të larta evropiane.

Ndërkaq, me mos votimin e ndryshimeve kushtetuese, ajo thotë se opsioni tjetër është izolimi, 11 vite të tjera stagnim dhe ngecje ekonomike.  Kuzeska,  gjithashtu thkeson se vota për Evropën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është votë për rritje dhe zhvillim ekonomik,  dhe për paga dhe pensione më të larta.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like