(VIDEO) Kryetarja e KE-së në Shkup, deputetët nesër debatojnë për propozimin francez

by admin
Spread the love




Propozimi francez të enjten do të jetë para deputetëve në Kuvend. Gjysmë ore para fillimit të kësaj seance, deputetëve do ju drejtohet kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në mesditë është caktuar seanca në të cilën deputetët duhet të diskutojnë për Informatat për Përmbajtjen e Propozimit për kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga Kryesia e Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, teksa po pritet votimi i propozimit francez, lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski edhe një herë ka bërë me dije se ato nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-s

 “Mund t’ju kalojë Informacioni dhe farsa në Kuvend, por ndryshim i Kushtetutës jo. Sonte në orën 19:00 para Qeverisë, përmes MPJ-së deri në Kuvend! Ultimatum, JO faleminderit!”,

Përndryshe, propozimi francez i cili do t’i hapte rrugën Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend. Nga pushteti vazhdimisht po thonë se ky është propozim që nuk duhet të lëshohet, pasi i ngërthen kërkesat dhe interesat kryesore të tyre, ndërkaq opozita që në fillim  u deklarua se është kundër këtij propozimi.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like