(VIDEO) Joveski: Për procedurën disiplinore të Ruskoskës duhet të sigurohen dëshmi

by admin
Spread the love

Prokurori shtetëror publik, Ljubomir Joveski thotë se për procedurën disiplinore për shefen e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit  Vilma Ruskoska duhet të sigurohen dëshmi të caktuara dhe për to të deklarohen prokurorët e përfshirë me procedurë.

LJUBOMIR JOVESKI PROKUROR SHTETËROR PUBLIK

“Komisioni për përgjegjësi disiplinore e shqyrtoi propozimin për inicim të procedurës disiplinore dhe sa jam i informuar rreth atij propozimi solli vendim për inicim të procedurës disiplinore. Më tutje e dini, në vetë procedurën duhet të sigurohen dëshmi të caktuara dhe duhet të deklarohen prokurorët publik për të cilët zhvillohet kjo procedurë”.

Pas pohimeve të prokurores Ruskoska se katër vite nuk është bërë mbikëqyrje e punës së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Joveski tha se një kohë të gjatë nuk është bërë mbikëqyrje jo vetëm në atë prokurori, por edhe në të tjerat, duke i pasur parasysh situatat me Kovid-19.

LJUBOMIR JOVESKI PROKUROR SHTETËROR PUBLIK

“Po, në këtë periudhë ishte kryer mbikëqyrje në disa prokurori të caktuara, por vetëm atje ku atë e imponojnë nevojat”.

Joveski, muajin e kaluare suspendoi nga puna shefen e prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska. Suspendimi erdhi pas  bastisjes në Drejtorinë për polici financiare.

Një ditë më parë Këshilli i Prokurorëve Publik shpalli konkurs  për shef të prokurorisë së krimeve. Konkursi u shpall  pak ditë para përfundimit të mandatit të kryetares së mëparshme Vilma Ruskovska, i cili përfundon në nëntor të këtij viti. Afati për regjistrim është 15 ditë. Sipas ligjit të ri të vitit 2020, kreu i ri i Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të zgjidhet për herë të parë me votën e të gjithë prokurorëve në vend. Ky votim është caktuar për 31 tetor.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

You may also like