VIDEO/ Inter “poker” ndaj Salernitana, “Zikaltërit” çojnë në 10 pikë diferencën me “Zonjën e Vjetër”

by admin
Spread the love

Jo më kot janë pretendetët absolut, për fitimin e titullit kampion, të Serie A dhe këtë po e tregojnë javë pas jave, teksa “viktima” e radhës për “Zikaltërit” e Inter ishte skuadra e Salernitana, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje kanë arritur t’i mundin këta të fundit, në “fortesën” e tyre, “Giuseppe Meazza”, me rezultatin e thellë, 3 me 0.

Për fitoren, në përballjen e vlefshme për javën e 24-të të Serie A menduan Marcus Thuram, Lautaro Martinez, Denzel Dumfries e Marko Arnautovic me nga një gol, në minutat, 17’, 19’, 40’ e 91′-të duke mos krijuar aspak panik për teknikun Simone Inzaghi, me këtë të fundit, që vendosi t’i japë disa minuta në fushën e blertë edhe “fantazistit” të Kombëtares sonë, Kristjan Asllani, i cili u aktivizua në minutën e 67’-të.

Falë këtij rezultati, “Zikaltërit” e Inter ngjiten në kuotën e 63 pikëve, teksa kanë arritur të krijojnë, të paktën momentalisht, një shkëputje prej 10 pikësh, me “Bardhezinjtë” e Juventus, të vendit të dytë, me këta të fundit, që këtë javë do të udhëtojnë drejt transfertës së Verona. Në krahun tjetër, Salernitana vijon të mbetet në krizë të thellë, teksa mbetet në vendin e fundit të tabelës, me 13 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Marcus Thuram, 1-0

Goli i Lautaro Martinez, 2-0

Goli i Denzel Dumfries, 3-0

You may also like