VIDEO/ Inter ndalet në barazim ndaj Genoa, zikaltërit e mbyllin vitin si kampionët e dimrit

by admin
Spread the love

Inter nuk ka arritur të fitojë ndaj Genoa në transfertë, pasi zikaltërit janë ndalur në barazimin 1-1.

Fillimisht zikaltërit kaluan në avantazh në minutën e 42’, ku pas shtyllës së goditur nga Barella, topi është kthyer pas dhe Arnautovic është gjendur aty për ta dërguar në rrjetë.

9’ minuta shtesë nga gjyqtari në pjesën e parë, pasi pati edhe vonesë loje për shkak të tymit në fushë. Në minutën e 45+7’, Genoa arrin të barazojë pas një goditje me kokë nga Dragusin.

Në pjesën e dytë, zikaltërit ishin tepër kërkues, por nuk arritën të gjenin golin e avantazh. Edhe Genoa gjithashtu ishte disa herë e rrezikshme, por edhe e vendosur mjaft mirë në fushë për t’u mos u lënë shumë hapësira zikaltërve.

Me këtë rezultat, Inter mbetet në krye të tabelës me 45 pikë, ku shpallet edhe si kampionë dimri. Nga ana tjetër, Genoa renditet në vendin e 13 me 20 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e Interit

Shikoni golin e Genoa

You may also like