(VIDEO) Instituti “Arben Xhaferi” instalon barometrin e përfaqësimit të drejtë

by admin
Spread the love

Instituti për Politika Publike, Arbën Xhaferi, sot ka promovuar projektin më ri të tyre, i cili ka të bëjë me përfaqësimin etnik dhe gjinor në instutucionet publike. Kryetari Arben Fetai, tha se Instituti për herë të parë ka implementuar një nismë unike dhe gjithpërfshirëse të quajtur Barometri i Përfaqësimit të Drejtë. Sipas tij, Barometri synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve dhe të grave në sektorin publik, si në numra absolut ashtu edhe në pozicione drejtuese, si një mjet dixhital interaktiv i përditësuar në baza vjetore.

ARBEN FETAI, DREJTOR I INSTITUTIT ARBEN FETAI

“Si drejtor i Institutit Arben Xhaferi, jam pak i lumtur, që kemi arritur në ditën ku e lansojmë këtë produkt të institutit ton, i cili quhet Barometri i përfaqësimit të drejtë,i cili është një projektë sa i vonuar besoj aq edhe i dobishëm për qytetarin dhe pubikun në pëgjithsi. Pra siç e dimë parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat o komuniteteve në sektorin publik rrjedh drejtëpërdrejt nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe është njëra ndër shtyllat kryesore të saj”.

I pranishëm ishte edhe Avokati i Popullit, Naser Ziberi, i cili tha se në nivel të përgjithshëm barazia gjinore zbatohet. Ai tha se në instutucione janë të përfshirë 51 për qind meshkuj dhe 49 për qind të gjinisë femrore, por siç tha ai, problem mbetet pozitat udheqëse nga grat dhe sipas tij në këto pozita çalon përfaqësimi i tyre.

NASER ZIBERI,AVOKAT I POPULLIT

“Përfaqësimi adekuat gjinorë, poashtu është një nga mandatat që ushtron Avokati i Popullit dhe duhet të potencojë 2-3 karekteristika te ky dimenzion. Është faktë që ka përmisim në kuptimin e barazisë së përfaqësimin gjinorë dhe në numrin e përgjithshëm gati 1 përqindë është diferenca mes meshkujve dhe gjinisë femrore në favor të meshkujve, por nëse merrret në qoftë se merret struktura profesioanale e të punsuarve me arsim superior, gjinia mashkurllore  është në pozitë më të favorshme në raportë me gjininë femërore”.

Qëllimi i këtij projekti ishte që të lehtësohet qasja e publikut në këto të dhëna, që kanë të bëjnë në përfaqësimin e adekuat. Kështu deklaroi Robert Nesimi, ekspert nga Instituti Arben Xhaferi,i cili foli më shumë për teknikat e projektit.

ROBERT NESIMI, EKSPERT NGA INSTITUTI ARBEN XHAFERI

“Qëllimi ka qenë që me një klikë të gjitha të dhënat për një institucion, në një vend, munden të shifet edhe historia, të cilën e kemi prej vitit 2014, pra me një fjalë ta lehtësojmë qasjen deri të kjo informatë”

Nga IPP sqarojnë se kjo nismë bazohet në të dhënat zyrtare të Avokatit të Popullit që nga viti 2014. Ndërkaq, ky aktivitet është prodhuar me mbështetjen e programit “Mekanizmi i Qëndrueshmërisë Civile” të financuar nga Bashkimi Evropian.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like