(VIDEO) Inspektorët në terren, konfiskojnë mallrat e paregjistruara nga tregtaret me pakicë

by admin
Spread the love




Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski tha se inspektorët do ta konfiskojnë mallin e paregjistruar që do ta gjejnë edhe tek tregtarët  me pakicë. Sipas tij askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë që e shkelin atë do të dënohen. Nga mëngjesi i sotëm, ekipet e Inspektoriatit Shtetëror të Tregut kryejnë kontrolle tek importuesit e pemëve dhe perimeve, si dhe tek të gjithë tregtarët në vendngjarje. Në terren janë mbi 30 inspektorë në koordinim me ekipet e Drejtorisë së Policisë Financiare, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Pasuri të Konfiskuar.

GORAN TRAJKOVSKI, DREJTORII INSPEKTORATIT SHTETËROR TË TREGUT

“Kushdo që i shkel ligjet, do të mbajë përgjegjësi pa përzgjedhje. Të gjitha aksionet do të vijojnë intensivisht dhe nuk do të ndalen në të gjithë territorin. Në të gjithë Shkupin dhe në të gjithë territorin, janë locuar tregtarë të paregjistruar me pakicë. Të gjithë që kryejnë veprimtari të paregjistruar, do të përgjigjet sipas ligjeve për të cilat është kompetent Inspektorati. Veprojmë sipas ligjit për tregti. Sot po ndjekim një parim tjetër, do të ketë edhe konfiskim të mallit, sipas ligjeve për të cilat jemi kompetent”.

Drejtori I Inspektoriatit ka thënë për MIA se sistemi duhet të funksionojë, në interes të të gjithëve. Trajkovski theksoi se askush nuk mund të manipulojë me popullatën dhe se sistemi do të funksionojë sipas të gjitha ligjeve. /SHENJA/


You may also like