(VIDEO) Inspektorati: Rreth 50% e fëmijëve në Shkup janë të pavaksinuar

by admin
Spread the love

50 për qind e fëmiëjvë parashkollorë në territorin e Shkupit janë të pavaksinuar ose jo plotësisht të imunizuar me vaksinën kundër kollës së keqe. Këtë e ka konstatuar Inspektoriati Shëndetësor Sanitar dhe Shtetëror, i cili prej ditës së djeshme ka dalë në terren për të kryer kotrolle të jashtëzakonshme nëpër çerdhe. Drejtoresha e Inspektoriatit, Renata Mlladenovska, tha se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa potecoi se kanë marrë garanci nga ana e drejtorëve se do të zbatojnë masën për mos pranimin e fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe.

Renata Mladenovska, drejtoresha e Inspektoriatit

“Sipas informacioneve të para që i kemi marrë nga terreni mund të them se pothuajse 50 për qind e fëmijëve që i takojnë çerdheve në territorin e qytetit të Shkupit janë ta pavaksinuar me DTP, ose nuk janë plotësisht të vaksinuar. Personalisht mendoj se është fakt dëshpërues për këtë shoqëri”.

Drejtoresha e Inspektoriatit tha se gjatë javës do të kenë informacione më të hollsishme se a janë pranuar fëmijët e pavaksinuar, dhe përderisa një gjë e tillë ka ndodhur, atëherë, Inpektoriati ka kompetenca për dënimin e personit  juridik dhe përgjegjës.

Renata Mlladenovska, drejtoresh e Inpektoriatit

Sipas informacioneve që kanë marrë prej çerdheve “Shpresoj se gjatë javës do të kem informacione më të detajuara që të mund të them se a janë pranuar fëmijët e pavaksinuar dhe përderisa pranohen, Inspektoriati Shëndetësorë Sanitar ka mundësi që të veproj për mos respektim të vendimit dhe të vendos gjobë për personin juridik dhe për personin përgjegjës në çerdhe”.

nëpër qytete tjera është konstatuar mbëlueshmëri me imunizim të fëmijëve mbi 95 për qind, kjo sipas tyre tregon se prindërit në qytetet e tjera janë më të përgjegjshëm. Ndërsa, inspektime do të kryhen sikurse në çerdhet shtetërore ashtu edhe në ato private.

Ndërsa sa i përket reagimeve  se fëmija duhet të qëndrojë 21 ditë në shtëpi pas pranimit të vaksinës, drejtoresha e mohoi një gjë të tillë.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like