(VIDEO) Inspektim i jashtëzakonshëm për vdekjen e hendbollistit kroat, LSDM dhe VMRO me akuza të ndërsjella

by admin
Spread the love




Akuzat  ndërmjet  VMRO-DPMNE-së opozitare dhe LSDM qeveritare, nuk kanë munguar as në vdekjen e hendbollistit kroat Denis Tot.

VMRO akuzon Ministrinë e Punëve të Brendshme, pasi për dy ditë, ka  dy qëndrime  të ndryshme,  sa i përket vdekjes së hendbollistit.

VMRO-DPMNE

“Brenda dy ditësh Ministria e Brendshme ndryshoi qëndrim për vrasjen e hendbollistit Denis Tot. Nga deklarata fillestare nuk ka asnjë gjurmë dhune e deri tek fakti se ai është vrarë duke i shkaktuar goditje fizike vdekjeprurëse në kokë. Pikëpamjet e ndryshme ngrenë dilemë nëse Ministria e Brendshme dëshiron të fshehë një vrasje”?

Ndërsa  nga partia në pushtet LSDM, pyesin se a  është i kërkuari nga MPB-ja përkrahës dhe aktivist i VMRO DPMNE-së.

Sipas tyre, MPB-ja vepron në mënyrë profesionale dhe zbardh  rastin e vrasjes, për të cilën siç thonë ata, opinioni është i informuar në kohën e duhur.

LSDM

“VMRO po tregon se e ka mizën nën kësulë. Sipas informatave të caktuara që dolën, kjo parti duhet të përgjigjet nëse njeriu që po kërkon MPB është aktivist dhe përkrahës i VMRO-DPMNE-së?”.

Ndërkaq, përderisa VMRO dhe LSDM po akuzojnë njëra tjetrën në lidhje me vdekjen e hendbollistit kroat Denis Tot,  Ministria e Shëndetësisë në përputhje me Ligjin për Kujdesin Shëndetësor dhe Ligjin për Inspektimin Sanitar dhe Shëndetësor ka iniciuar Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor që të bëjë një inspektim të jashtëzakonshëm të procedurës për pranim dhe mjekim, të hendbollistit  të ri.

Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like