(VIDEO) Franca u dërgon vendeve të BE-së propozimin për zgjidhjen e ngërçit Sofje-Shkup

by admin
Spread the love

Franca sot zyrtarisht do ta dorëzojë propozimin e tyre për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut  në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ndërsa, të njejtën kryeministri bullgar Kirill Petkov, gjatë ditës së nesërme do ta dorëzojë në Kuvendin Popullor. Sipas mediumit bullgar ‘BGNES’, Petkov është shprehur se ka mbështetjеn e presidenit francez, Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Sholc.

Media bullgare raporton se Petkov këtë informacion e ka ndarë më bashkëpuntorët e tij më të afërt. “Të enjten, 16 qershor, do të dërgohet zyrtarisht në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe unë personalisht do ta dërgojë nesër në parlament. Personalisht, Emuanel Macron dhe Olaf Sholc qëndrojë fort pas meje. Do ta pranojmë, pas kësaj biem dhe do të vazhdojmë më tej” citon ‘BGNES’ të ketë thënë Petkov.

Dje, në fillim tq mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Petkov ka lexuar kërkesën e tij, e cila është pranuar menjëherë dhe parashikon që “propozimi i kryesisë franceze të dërgohet menjëherë në Komisionin parlamentar për punë të jashtme”

Mediat bullgare shkruajne se “me këtë lëvizje, Petkvo përveç izolimit të të gjithëve nga kjo çështje e rëndësishme, duke përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, fsheh praktikisht gjithçka nga shoqëria bullgare për të cilën ka prnauar individualisht dhe vazhdon të negociojë me diplomatë të huaj. Kirill Petkov premtoi gjithashtu ‘sulm brutal diplomatik ndaj të gjithë politikanëve bullgarë nga diplomatë të huaj në Sofje. Sipas tij, më aktivë do të jenë diplomatët fracez, gjermanë dhe amerikanë, shtojnë mediat bullgare.

Dje në dëgjimin e minstries së punëve të jashmte Teodora Gençovska, ajo tha se Petkov i ka premtuar komisionerit për zgjerim të BE-së Oliver Varhei se do ta heqë veton para përfundimit të presidencës franceze, e cila përfundon më 1 korrik.

Për mediat bullgare, shqetësuese mbetet edhe heshtja e presidentit bullgar Rumen Radev, i cili një muaj më parë falendëroi presidentin Macron për përpjekjet e tij.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like