(VIDEO) Falsifikuan makina luksoze, në pranga 19 persona, përfshirë 5 policë

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër 18 personave fizik dhe një subjekti juridik për disa vepra penale, përfshirë kontrabandën e vazhdueshme, falsifikimin e dokumenteve, falsifikimin kompjuterik, fshehjen e mallrave që i nënshtrohen kontrabandës dhe mashtrimit doganor, parandalimin e provave dhe abuzimi i të dhënave personale.

Në periudhën gusht 2020 deri në prill 2022, të pandehurit kanë kryer transferimin përmes linjës doganore të mallit të padeklaruar – vetura luksoze në vlerë totale në masë të madhe. Është konstatuar se këta persona shmangnin kontrollin doganor, falsifikonin dokumente zyrtare dhe përdornin dokumente publike false si të vërteta për të regjistruar makinat dhe më pas, për të mbuluar krimet i fshihnin automjetet dhe ia shisnin disa herë njëra-tjetrës në një kohë të shkurtër.

Edhe pronari i një autosalloni nga Koçani akuzohet për fshehje të veturave të cilat kanë qenë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor.

Prokuroria potencon se në mesin e të pandehurve janë pesë zyrtarë për çështje administrative në MPB, të cilët gjatë gjithë asaj periudhe ua kanë vënë në dispozicion të tjerëve mjetet për kryerjen e krimeve – targat dhe lejet e qarkullimit të bëra në kundërshtim me Ligjin për automjete dhe me përdorim të dokumenteve të falsifikuara.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE NË SHKUP

 “Makinat, shumica e të cilave ishin objekt i kërkimeve ndërkombëtare, janë blerë në vende të ndryshme europiane dhe janë futur në vend me numra identifikimi të ndryshuar të sasisë dhe dokumente të falsifikuara për të fshehur origjinën e tyre. Më pas zyrtarët e akuzuar nga MPB-ja i kanë regjistruar veturat në bazë të dokumentacionit të rremë. Pas blerjeve dhe shitjeve të shumta reciproke, të pandehurit i kanë tjetërsuar përgjithmonë makinat, duke ua shitur ato personave fizikë dhe juridikë në vend”.

Gjithashtu gjatë hetimeve, prokurori publik ka ofruar dëshmi se kjo metodë është përdorur për kontrabandimin e gjithsej 15 automjeteve me vlerë të përgjithshme mbi gjysmë milioni euro.

Për tre nga të pandehurit, mes tyre edhe një shtetas i Republikës së Serbisë me qëndrim të përkohshëm në vend, prokurori publik kompetent ka propozuar vazhdimin e masës së paracaktuar të paraburgimit.  /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like