(VIDEO) Dy persona nga Veleshta kanë sulmuar disa policë në stacionin policor

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore e Strugës ka iniciuar procedurë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të personave të moshës 32-vjeçare nga fshati Veleshtë i Strugës, të dyshuar për veprat penale “Pengim të personit zyrtar në shërbim” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar” gjatë kryerjes së punëve të sigurisë.

PROKURORIA

“Dy të dyshuarit 32 vjeçarë, më 16 shtator pas mesnate, kanë hyrë në stacionin policor në Strugë derisa një person tjetër ka qenë duke bërë kallëzim kundër tyre dhe në prani të disa zyrtarëve policorë, ata kanë filluar ta spërkasin denoncuesin me sprej gazi lotsjellës”.

 

Prokuroria informoi se menjëherë pas  kësaj, të dyshuarit kanë sulmuar edhe policët, kanë filluar t’i tërheqin zvarrë dhe kanë tentuar t’ua marrin armët e shërbimit.

PROKURORIA

“Dy të dyshuarit janë mposhtur, por me këmbëngulje kanë vazhduar përpjekjen çliroheshin dhe të largoheshin nga stacioni policor”.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, duke pasur parasysh se ekziston rreziku që ata të arratisen, si dhe të përsërisin veprat penale. /SHENJA/

 

 

 

MARKETING




You may also like