(VIDEO) Drejtori i Agjencisë së Sigurisë: Një pjesëtar yni ka bërë lëshim në rastin e oligarkut

by admin
Spread the love




Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Viktor Dimovski, pas ndërprerjes së seancës së Komisionit Parlamentar të cilit iu referua dhënies së shtetësisë për ukrainasin Onishchenko, në një deklaratë për media tha se Agjencia e ka gjetur përgjegjësinë tek një individ i punësuar në agjenci i cili nuk ka ndjekur procedurën. Dimovski theksoi se ky proces ka zgjatur sepse ka disa nivele.

VIKTOR DIMOVSKI, DREJTOR I AGJENCISË PËR SIGURI KOMBËTARE

“Këto nivele janë plotësuar, është dhënë mendim pozitiv se nuk ka asnjë rrezik sigurie për Onishchenkon. Ne konstatuam se niveli i fundit, kur duhej të bëhej një konsultim me anëtarët e aleancës së NATO-s, në fakt nuk u krye. Është gjetur personi që ka dhënë një mendim pozitiv në këtë nivel pa u konsultuar me partnerët e NATO-s. Tani duhet të përcaktohet nëse ka qenë lëshim apo qëllim. Asgjë nuk përjashtohet”.

Shtetasi ukrainas Onishchenko, i cili është në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të lidhjeve të tij me autoritetet ruse, mori nënshtetësinë maqedonase si sportist garave me kuajt me sugjerim të Federatës së Kuajve. Vendimin për dhënien e shtetësisë maqedonase e ka marrë Qeveria, pasi ka marrë mendim pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente. Medina Ajeti /SHENJA/

 


You may also like