(VIDEO) Digjet billbordi i kandidatit për president të koalicionit VLEN

by admin
Spread the love

Rreth mesnate, në Shkup u dogj billbordi i kandidatit për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravarit. Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët njoftuan se në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar ekipi i Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri.

MPB

“Më datë 07.04.2024 në ora 01:15 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit ‘Ilinden’ dhe ‘Ruzveltova’ i është djegur billbordi i njërit prej kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është shuar nga ekipi i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes”.

I pyetur për ta kometuar këtë rast, kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari tha se autorin duhet ta zbulojnë autoritetet, ndërsa ai shpreson që mos të jetë e qëllimshme.

 Arben Taravari, kandidat për president i VLEN-it

“Nuk e di, nuk dua të besoj që është diçka e qëllimshme edhe pse mua ma dërguan videon diku pas mesnate. Një gjë e di për vete, se kurrë nuk ia kisha bërë kundër kandidatit tim një gjë të tillë, por përsëri nuk dua të prejudikoj, të presim, besoj që institucionet kompetente do të tregojnë pse dhe çfarë ka ndodhur”.

Ngjarjen e komentoi edhe kandidat për president i koalicionit “Frontit Evropian”, Bujar Osmani.

Bujar Osmani, kandidat për president i “Frontit Evropian”

“Refuzoj çfarëdolloj përfshirje të BDI-së. Nëse dikush është duke zhvilluar fushatë pozitive, nëse dikush është duke zhvilluar fushatë konstruktive ata jemi ne. Unë dënoj akte të tilla. I bëj thirrje opozitës të ndalojë me fushatën e zezë për shkak se nuk ju shërben, nuk ju ndihmon. Askush në historinë e pluralizmit politik, nuk ka fituar zgjedhje vetëm për shkak se ka qenë kundër dikujt”.

 Ndërsa ju drejtua opozitës duke ju thënë që le ta shpalosin programin e tyre sepse çdo ditë nga ata dëgjojnë vetëm fjalën BDI.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like