(VIDEO) Deputetët e LSDM-BDI pamundësuan seancën për tragjeditë

by admin
Spread the love




Mungesa e deputetëve të pushtetit, pamundësoi që të krijohet kuroum për mbajtjen e Komisionit anketues për tragjeditë që ndodhën me spitalin në Tetovë dhe me autobusin në Bullgarisë. Deputëtet e opozitës hodhën akuza ndaj pushtetit se në këtë mënyrë po i shmangen përgjegjësisë.

Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Halil Snopçe deklaroi se deputetët e shumicës kanë për qëllim që të pamundësojnë debat për këto dy çështje shumë me rëndësi për qytetarët.

Halil Snopçe, kryetar i Komisionit

“Fatkeqësisht i gjithë ky pluhur u çua kohët e fundit dhe ne shohim se pushteti përsëri vendosi të mos vije në mbledhje dhe të mos bëjë kuorum… Qëllimi kryesor është qëtë mos mundësoj debat për pikat të cilat kanë të bëjnë direkt me çështjen e  të drejtave dhe lirive të njeriut  dhe edhe nëjherë pushteti dëshmoi se ky Komision që është komision i vetëm kushtetues që përmendet në Kushtetutën e RMV-së, të mos jetë funksional”.

Edhe VMRO akuzoi se pushteti e sheh përgjegjësinë e saj në këto tragjedi dhe është e vetëdijshme se fajtori është në mesin e  tyre.

Eli Panova, VMRO-DPMNE

“Pushteti vetë ikën nga çështjet për të cilat është fajtore. Sot kishim të caktuar Komision për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të qytetarëve, me pika të rendit ditës të cilat janë të rëndësishme për të gjithë opinionin. Kërkuam informacion për aksidentin me autobus në Bullgari, ku më 8 shtator 2021, 46 persona humbën jetën. Dolën në pah shumë gjëra të dyshimta. Megjithatë pamë se shteti nuk ka ndërmarrë asgjë deri sot e kësaj dite”.

Nga deputetët e shumicës LSDM dhe BDI nuk kishin asnjë prononcim për media, për mungesën e tyre.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like