(VIDEO) DASH: Maqedonia e Veriut të ruajë frymën e Marrëveshjes së Prespës

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  presin që Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës, kurse diskursi publik të bazohet në fakte . Kështu transmeton Zëri i Amerikës deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare në vend, mediat në Greqi shkruajnë se Athina po ndjek me vëmendje deklaratat politike lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe përdorimin e emrit Maqedoni  pa “e Veriut” në fushatën elektorale të disa kandidatëve.

Të pyetur se nëse janë të shqetësuar për cënimin e mundshëm të Marrëveshjes së Prespës, nga DASH  thojnë se presin që RMV-ja ta mbajë këtë frymë dhe diskursi publik të mbetet i bazuar në fakte.

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT

“Sikurse që SHBA-të mbeten të përkushtuar për Marrëveshjen e Prespës, presim që RMV-ja ta mbajë këtë frymë dhe diskursi publik të mbetet i bazuar në fakte dhe të rrënjoset në përkushtimin e së ardhmes së RMV-së në BE”.

Presidenti amerikan, Xho Bajden, në vitin 2021 dekretoi urdhërin ekzekutiv, ku parashihet “ngrirja” e pronës dhe ndalimi i hyrjes në SHBA për persona që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Më pas Departamenti i Shtetit sqaroi se urdhri ekzekutiv nuk vlen vetëm për personat në vendet e Ballkanit Perëndimor që kërcënojnë Marrëveshjen e Prespës, por edhe në vende të tjera.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like