(VIDEO) BDI kërkon të fillojë menjëherë hetim gjithëpërfshirës për Ramiz Merkon

by admin
Spread the love

Pas dy ditëve heshtje, BDI u deklarua për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që kryetari i Strugës, Ramiz Merko të futet në listën e zezë të SHBA-së. Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, tha se ata i respektojnë vendimet e SHBA-së dhe i konsiderojnë si qëllimmira. Në bazë të kësaj, Osmani tha se BDI ka marrë tre vendime: I pari, që institucionet të hapin menjëherë hetim gjithëpërfshirës për Merkon, i dyti, të pranohet vendimi i Merkos për ngrirje të anëtarësisë së tij në kryesinë e BDI-së dhe e treta pezullimi i aktivitetit partiak zgjedhor në Strugë. Osmani njoftoi se ka pasur takim edhe ndërmjet Ali Ahmetit dhe Ramiz Merkos.

Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së

 “BDI ka qëndrime të qarta sa i takon shtetit të së drejtës, shtetit ligjor, dhe punës së bartësve të funksioneve publike dhe partiake në BDI dhe këto qëndrime janë kthyer në vendime formale të partisë. Edhe atë vendimi 34/16, i kryesisë qendrore të partisë për veting të detyrueshëm për secilin bartës të funksioneve partiake dhe publike mundësisht me asistencë ndërkombëtare. Vendimi 35/16 i kryesisë qendrore për hetim të menjëhershëm institucional për çdo dyshim të shprehur publikisht për bartësitë e funksioneve publike dhe partiake të BDI-së”.

Osmani tha se ata i bëjnë thirrje organet vendore në bashkëpunim me ato ndërkombëtare që të nisin hetime për të gjitha partitë politike, për të gjithë bartësit e funksioneve publike dhe partiake duke u nisur nga kryetarët e partive deri në instancat më të ulta të vendimmarrjes dhe inkuarojnë SHBA-së që të vazhdojnë me këtë punë, ngase sipas tij, në këtë mënyrë i ndihmojnë shtetit, dhe qytetarëve të vendit.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like