VIDEO/ Barazimi në minutën e 93-të, Lila e Zhegrovës ndal PSG-në! Ylli i Kosovës “eklipson” Mbapenë

by admin
Spread the love

Ecuria prej 8 fitoresh radhazi në kampionat e PSG-së, është ndalur mbrëmjen e sotme. Kryeqytetasit e Luis Enrikes nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Lilës së Edon Zhegrovës.  

Një gol në minutën e 93-të i realizuar nga Dejvid, i hoqi nga duart fitoren e 9-të radhazi PSG-së, që kishte gjetur avantazhin me Mbape në minutën e 66-të. Ylli francez arriti të realizonte me penallti në këtë sfidë.  

Ndërkohë për sa i përket Edon Zhegrovës, ai zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse, teksa është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes sipas “Flashscores”, që e ka vlerësuar me notën 7.8. Ylli i Kosovës, ka arritur të “eklipsojë” në këtë përballje një emër të madh si Kilian Mbape, që u vlerësua me notën 7.1.

zhegrova

Pavarësisht barazimit mbrëmjen e sotme, PSG-ja udhëheq kampionatin me 37 pikë, pesë më shumë se ndjekësit e Nisës.  


PANORAMASPORT.AL

 

You may also like